Arbana Osmani i nxjerr sekretin mikes së saj, Xhemi dhe Eduarti nuk ia përtojnë replikave…

131

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike me postimet që bëjnë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre private.

Madje dje u aludua se Xhemi mund të jetë në pritje të ëmbël, por një tjetër postim i mikeshës së saj ka shtuar dyshimet se bëhet fjalë për diçka tjetër.

“Ylli im i filmave”, shkruan Arbana krahas një fotoje, por ajo që tërhoqi vëmendjen është komenti që ka lënë Eduart Grishaj. “Këtë pamje do keni në rol tek filmi”, shkruan ai.

“Ja sa të lind”, i është përgjigjur Xhemi duke iu referuar lajmeve që kanë qarkulluar mbi një shtatzëni të mundshme.

“Lindjen e kemi në film”, shkruan Eduarti.

Kaq ka mjaftuar që fansat ta zhvendosin vëmendjen nga shtatzënia e mundshme e Xhemit tek roli që mund të ketë ajo në filmin e partnerit të mikeshës së saj më të mirë.