Topalli: Rama ka gjasa të fitojë mandatin e tretë, ftoj demokratët e zhgënjyer

“Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy germa, siglën e PD-së. PD është përfaqësime është parim, është filozofi, është mision. Nuk e gjen.Të gjitha këto janë të tradhtuara”. Kjo ishte arsyeja që e shtyu ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, që pas katër vitesh t’i rikthehet politikës aktive me një parti të re.

 

Jozefina Topalli fajëson Lulzim Bashën për gjendjen e opozitës, dhe shprehet se falë tij, Rama ka gjasa të fitojë një mandat tjetër. “Është presoni dhe garancia, që Edi Rama ka qenë tetë vite në pushtet, me të cilët ndan shumë gjëra përtej politikes, dhe që është elementi dhe arma, me të cilën Edi Rama do të përpiqet të marrë mandatin tretë. Sondazhet e bëra në Shqipëri flasin për një realitet krejt të ri për atë, që ëndërrojnë tre kryetarët.

 

Është unike në botë. Që të flitet se shqiptarët janë të pakënaqur 70% ndaj opozitës se sa ndaj qeverisë. Unë e jam e bindur se ato nuk e duan këtë qeveri, është e korruptuar, mbytur në skandale, e paaftë për të qeverisur, e dështuar në çdo fushë të vendit, por ato kanë kuptuar “po të kishte pasur opozitë, Edi Rama nuk do ishte sot”, ndaj dhe 70% e shqiptarëve janë të pakënaqur nga opozita”, tha znj.Topalli.

 

Sipas ish-nënkryetares së selisë blu, demokratët janë të zhgënjyer nga opozita gjatë këtyre 8 viteve, dhe partia demokratike e ka humbur besimin e shqiptarëve. “Janë shumë të dëshpëruar. Ato janë zemra e Partisë Demokratike dhe ato janë të tradhtuar dhe u bënë shumë vite, sigurisht që ato do të reagojnë, do të jenë të parët që do të reagojnë. Ata do shkojnë atje ku ato ndihen të përfaqësuar, me të cilët kanë bërë betejat, dhe tek ato që nuk ndihen të tradhtuar. Mjaft 8 vjet mashtrim!”, tha ajo.

 

Topalli shprehet se lëvizja për ndryshim, do të ketë kandidatë në të gjithë territorin, dhe për këtë do të kërkojë bashkëpunimin edhe të partive të tjera, që janë kundër asaj që Topalli e quan trinomi i kryetarëve.

 

“Një parti, e cila do jetë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me lisat e saj, por sigurisht në muajt e ardhshëm besoj se edhe me lista të përbashkëta me parti të tjera të reja, që janë kundër tre kryetarëve të korruptuar. Ne po punojmë për listën e emrave. Unë kam një parim “ne nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjeri”. Unë jam e hapur për të negociuar me këdo, por me një kusht: që në qëllimin e tyre dhe në punën e tyre të ketë një synim “largimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës”, shtoi znj. Topalli.

 

Ajo ende nuk e ka vendosur se ku do të kandidojë, ndërsa kandidimi në më shumë se një qark, është një mundësi. “Unë edhe e mendoj, por nuk kam marrë ndonjë vendim, por edhe mendoj që mund të jem e pranishme në 1, 2 apo 3 qarqe”, u shpreh ajo.

 

Si bashkëpunëtore e vjetër e ish kryeministrit Berisha, Topalli shprehet se për partinë e re nuk ka folur me të. “ Jo! Kjo nuk është nisma e z. Berisha, kjo është nisma e atyre të cilët besojnë se duhet mbyllur një kapitull i tre dekadave dhe nuk bien dakord me monopolizimin që kryetarët u bëjnë partive të tyre, sistemit politik dhe pasurive të shqiptarëve”, shtoi ajo.

 

Në këtë lëvizje, ajo shprehet se ka mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar. “Jam në konkat të vazhdueshëm më diplomatët kryesorë të vendeve kryesore. Unë nuk dua të them se çfarë unë bisedoj, sepse kjo është gjë private, por do them një gjë:

 

Asnjëherë nuk kanë për të gjetur kurrë ndonjë faktor ndërkombëtar që të mbështes djegien e mandatave, mos-hyrjen në zgjedhje, dhe dhurimin e bashkive, këshillave bashkiakë, kundërshtarit politik. Nuk ke për të gjetur kurrë ndonjëherë, ndonjë njeri, që të bie dakord për pazare mes opozitës dhe maxhorancës për interesa ekonomike personale të liderishipit. Kjo mund të ndodh në vendet afrikane, por për fat të keq ka ndodhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri, dhe kësaj ne do t’i japim fund”, u shpreh Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...