Po iu shërbenin pacientëve në spital, arr estohen tre infermieret shqiptare

138

Policia greke njoftoi ditën e sotme se ka arr estuar 3 infermiere shqiptare në Spitalin publik të Janinës Haxhikosta. Lajmi është publikuar edhe në disa media të shtetit fqinj.

- PUBLICITET -

Bashkë me infermieret nga Shqipëria janë shoqëruar edhe dy vajza me të njëjtin profesion nga Bullgaria në këtë spital. Sipas burimeve paraprake mësohet se punonjëset e spitalit nuk kishin dokumentacion për të punuar në spital .

Vijojnë hetimet sesi ato kishin arritur të punesoheshin në spitalin e Janinës pa patur dokumentacionin përkatës, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse ato do të kthehen në Shqipëri, apo do të përballen me drejtësinë greke.

- PUBLICITET -