Elseid Hysaj largohet nga Napoli, babai i tij zbulon destinacionin e shkodranit

Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj ka shumë mundësi të mos rinovojë kontratën me skuadrën e Napolit. Shkak është paga e futbollistit shqiptar, ngërç që po i çon palët drejt një “divorci” të pashmangshëm.

“Elseidi nuk dëshiron të qëndrojë më te Napoli. Ai po pret fundin e kontratës dhe më pas të lidhë një kontratë të re, ku ka disa kërkesa nga klube të ndryshme europiane.

Arsyeja e mosqëndrimit te skuadra napolitane është më shumë për anën financiare, duke qenë se është bllokuar mundësia e rritjes së pagës. Napoli nuk pranon ta bëjë këtë dhe kësisoj ai është në kërkim të një klubi tjetër me mbarimin e kontratës”,- është shprehur Gëzim Hysaj, babai i mbrojtësi të kombëtares, për “Panorama Sport”.

Referuar stacionit dhe skuadrës së ardhshme, fanellën e së cilës do të veshë sezonin e ri Elsi, i jati i tij, Gëzim Hysaj, ka treguar: “Një opsion i mundshëm është Spartaku i Moskës, që ka paraqitur një ofertë mjaft të mirë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...