Babai rrëfen historinë e dhimbshme të së birit: Ka nevojë për transplantin e veshkave por…

134

Rasti qe vjen sot ne studion e “Historia ime” në Tv Klan, flet për një dashuri të madhe, ajo e prindërve për fëmijën.

Bektash Qemali është një 67-vjeçar nga fshati Xhabaj i Memaliajt, i cili do t’i dhurojë të birit veshkën. Djali i tij 30-vjeçar i është nënshtruar dializës pasi veshkat i kanë dalë jashtë funksioni.

67-vjeçari thotë se i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet për Kemp në Bashkinë e Gjirokastrës por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Bektashi është i gatshëm të dhurojë veshkën për të birin, por nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të kryer transplantin.

I moshuari vjen në studio të bëjë apel për ndihmë dhe të rrëfejë këtë ngjarje që i ka ndryshuar jetën atij, bashkëshortes por edhe të birit. Prindërit nuk munden dot ta shohin të birin në atë gjendje.

Bektashi: Fati nuk ka qenë në krahun tonë. Që në moshë 3 vjeç Bledari është bërë operacion në Athinë me gurë në veshka. 4 muaj në Athinë, doli mirë andej, nuk kishte probleme. Para një viti ai pati probleme me shëndetin dhe mjeku tha që është sëmundje e heshtur që nuk e kupton dot.

Punonte në Greqi me të vëllain, pa dokumente. Pasi e pa që po keqësohej gradualisht shkon tek mjeku dhe bën vizitë. Kishte kollë dhe tensioni ishte shumë i lartë. Pasi e pa mjeku grek it ha që ti menjëherë duhet të shkosh në Shqipëri. Erdhi dhe ra të flinte gjumë. Gjatë gjumit kishte shumë gërhitje jo normale.

E çojmë në Tepelenë dhe i bëjmë një eko. Pasi e pa mjeku më tha do i bëjmë analizat shpejt e shpejt dhe do e çosh urgjentisht në Gjirokastër. Më pas erdhëm në Tiranë me ambulancë, ia bënë ekzaminimet shpejt e shpejt. Mjekët ranë në të njëjtin mendim dhe thanë që ky nuk ka rrugë tjetër përveç transplantit.

Mirela Milori: Pra aty u zbulua se ai ka problem me veshkat.

Bektashi: Të dyja veshkat nuk i funksiononin. Doktoresha që e mori përsipër më tha t’i themi gjërat hapur dhe siç janë, ka pasoja gjatë transplantit. Por do i bëjmë dializën e cila dhe kjo ka pasojat e veta.

E përballon dot apo jo,do e shohim gjatë seancave. Që në Janarin e kaluar i është nënshtruar dializës. Jeton me ne dhe dializën e bën në Gjirokastër 3 herë në javë. /tvklan.al