Gjyshi i kërkon Mirela Milorit ta marrë me vete: Po erdhe ti, unë nuk e dua më jetën

194

Ferit Çela ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, për të kërkuar ndihmë për dy nipërit dhe mbesën e tij të cilët janë braktisur nga djali dhe jetojnë në varfëri.

Djali i tij është zhdukur në Greqi dhe që në vitin 2014 ai nuk është bërë më i gjallë dhe nuk ka kontaktuar me familjen.

Nipërit dhe mbesa jetojnë në kishte ekstreme dhe ai shpreson se ky emision do t’i japë mundësinë që tani në fundvit të gëzojë zemrat e nipërve të tij, të dy djemve dhe të një vajze.

Fundjava Ndryshe ka vendosur të ndihmojë këtë gjysh për të lumturuar nipërit e tij dhe t’i krijojë një atmosferë të ngrohtë në familje.

Gjyshi u lumtura dhe i kërkon moderatores Mirela Milori që të shkojë me të dhe t’ja japë fëmijëve dhuratat, por Mirela i thotë që nuk mundet sepse është kohë pandemie. Gjyshi këmbënguli se nuk e do më jetën e tij vetëm ajo të shkojë me te.

Mirela Milori: Do i çosh ndihmat në fshatin e tyre në Patos atje ku janë.

Ferit Çela: Për mua jeni shumë të nderuar. Do flisni me nusen time në telefon?

Mirela Milori: Do flasim patjetër kur të jemi jashtë.

Ferit Çela: Do vish dhe ti? Ta bëftë Zoti hallall.

Mirela Milori: Nuk vij dot sepse është kohë pandemie se të ishe kohë tjetër do kisha ardhur (qesh).

Ferit Çela: Po erdhët i sot unë nuk e dua më jetën.

Mirela Milori: (Qesh) jo jo të dua me jetë, vitin tjetër do vij.

Ferit Çela: Nga thellësia e zemrës do të të lë një porosi të vogël. Kur të kesh rrugën matanë hajde pi një gotë ujë.

Mirela Milori: Po pata rrugën andej, patjetër që do vi të pimë një kafe. Ta premtoj fjala fjalë, jam në televizor.

Ferit Çela: Bravo do vish të pish një kafe, kafe s’ka por ujë.

Mirela Milori: Ujë dhe karamele dhe ëmbëlsira, ta kemi me ujë dhe ëmbëlsira, pa kafe.

Ferit Çela: Faleminderit. /tvklan.al