Berisha kujton konferencën e parë të shtypit në historinë e vendit 30 vite më parë

Ish kryeministri Berisha ka kujtuar më një postim në facebook konferencën e parë të shtypit në historinë e vendit.

“Zotërinjtë Zogaj dhe Pollo informuan gazetarët vendas dhe të huaj, studentët e intelektualët që kishin mbushur sallën, me vendimet e Komisionit Nismëtar për botimin e gazetës së Partise Demokratike dhe Krijimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë

“30 vjet më parë!

Si dje, 30 vjet më parë u mbajt në sallën e Kinoklubit Studenti konferenca e parë e shtypit në historinë e vendit.

Konferencën e drejtuan zoterinjtë Preç Zogaj dhe Genc Pollo të zgjedhur në mbledhjen e parë të Komisionit Nismëtar të PDSH, përkatësisht drejtues i komisionit për mediat dhe marredhëniet publike i pari, dhe zëdhënës i PDSH i dyti.

Zotërinjtë Zogaj dhe Pollo informuan gazetarët vendas dhe të huaj, studentët e intelektualët që kishin mbushur sallën, me vendimet e Komisionit Nismetar për botimin e gazetës së Partise Demokratike dhe Krijimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Vendimet u pritën me entuziazëm të papërmbajtur. Salla shpërtheu në brohorotje të fuqishme pas ardhjes se lajmit se ministri i drejtësisë kishte firmosur aktin e legalizimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.”sb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...