Si asnjëherë më parë Marin Mema bën rrëfimin e ndjerë për prindërit dhe prek me fjalët

“Galeri”, është një rubrikë e re në emisionin “E Diell”, drejtuar nga moderatori i njohur Edi Manushi, ku i ftuar sot ishte gazetari investigativ shqiptar Marin Mema.

Ai tha se prindërit e tij janë dy njerëz që i do shumë, janë dy njerëz që më kanë mësuar vlerën e jetës, çfarë është më e rëndësishme në jetë, për të është ndershmëria, pastërtia dhe të jetuarit me kokën lart,

dy njerëz që për të kanë kultivuar këtë gjë që në fëmijëri dhe sot unë do donte t’i falënderonte për mbështetjen që i kanë dhënë gjithmonë edhe në momente të vështira gjatë karrierës.

“ Familja ime, mamai dhe babai dy njerëz që i dua shumë, janë dy njerëz që më kanë mësuar vlerën e jetës, çfarë është më e rëndësishme në jetë, për mua është ndershmëria, pastërtia dhe të jetuarit me kokën lart.

Dy njerëz që ma kanë kultivuar këtë gjë që në fëmijëri dhe sot unë do doja ti falenderoja për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë edhe në momente të vështira gjatë karrierës , me një merak të jashtëzakonshëm ku gjithë kohën duke ikur në këto zonat fillojnë mesazhet dhe telefonatat,

por më kanë dhënë pasurinë më të madhe që unë e quaj vlerën më të madhe të njeriut e cila është ndershmëria, pastërtia, të jetuarit për ti parë njerëzit në sy, më pëlqen ti shoh njerëzit në sy kur dal në rrugë dhe kjo është një vlerë që ma kanë transmetuar prindërit e mi, është diçka që më vjen nga brenda që ma kanë kultivuar që fëmijë.

Mamaja punon për agjensinë franceze të lajmeve që në vitet 1991, babai ka punuar në shumë vende ku në fund ka qenë në Ministrinë e Jashtme, gjithashtu mamaja ime më ka ndenjtur mbi kokë në fushën e gazetarisë, por është edhe korrektësia e babait tim që është shumë i fortë.

Me bibliotekën unë jam rritur, kur kam qenë fëmijë kam pasur një bibliotekë ku ai raporti me librin është njësoj ku është kultivuar që kur kam qenë i vogël.

Ta respektosh familjen, ta duash familjen, të jesh i drejtpërdrejtë me familjen ku për mua është gjëja më e shenjtë, familja ime është ajo që dua më shumë, nuk do ta ndërroja me asgjë në botë.

Unë nuk kam vështirësi për tu shprehur, por në rastet kur futem tek pjesa emocionale dhe familja ime është sigurisht pjesa emocionale. Prandaj quhet jetë private, ku fotoja patjetër është më e plotë, e rëndësishme është se siç prindërit e mi zënë zemrën ashtu edhe njeriu i zemrës zë zemrën”, tha Marin Mema.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...