Lajm i madh për shqiptarët në Greqi/ Leja e qendrimit ju lejon të punoni edhe në BE me kushtet …

Te gjithe shqiparet qe punojne ne Greqi e dine se leja e qendrimit afatgjate ne Greqi eshte leja me e favorshme deri tani per ta, por ata ende nuk dinin se me disa kusht shtese ajo mund të shndërrohet në leje europiane, duke të dhënë të drejtën të punosh në vendet e BE-së.

KUSHT I DOMOSDOSHËM për marrjen e statusit të rezidentit afatgjatë, është qëndrimi i vazhdueshëm në Greqi të paktën 5 (pesë) vitet e fundit para aplikimit, si edhe mungesat nuk duhet të kalojnë 6 muaj rresht ose 10 muaj në tërësi brenda 5 viteve.

I interesuari për të aplikuar për statusin e rezidentit afatgjatë, duhet të plotësojë këto kushte:

a. Të disponojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tij dhe të familjes dhe këto të ardhura nuk duhet ta kenë prejardhjen nga sistemi i asistencës sociale i Greqisë.
Të ardhurat nuk mund të jenë më të ulëta nga paga vjetore minimale, sipas legjislacionit grek dhe të shtuara me 10% për pjesëtarët e familjes që ka nën kujdes.

Në përllogaritjen e të ardhurave merren parasysh kontributet e pjesëtarëve të familjes.
Karakteri sistematik i të ardhurave dëshmohet posaçërisht nga përmbushja e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.

b. Disponon siguracion të plotë shëndetësor, që mbulon edhe pjesëtarët e familjes.
c. Përmbush kriteret e integrimit social.

Leje fillestare e rezidentit afatgjate

Kohëzgjatja: 5 vjet

1. Fotokopje e saktë e gjithë faqeve të pasaportës për 5 vitet e fundit.
2. Leja e qëndrimit
3. Tarifa elektronike (paravolo) 150 euro. (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2107).

4. Vërtetim të aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita) nga enti publik i sigurimeve shoqërore (EFKA, duke paraqitur edhe numrat AMA, AMKA dhe AFM).

5. Kopje e likuidimit të deklaratës tatimore (ekatharistiko simioma forolojikis dilosis), të vitit të fundit para aplikimit për statusin e rezidentit afatgjatë, nga të rezultojë se disponon të ardhura të barabarta me të ardhurat vjetore të një punonjësi që paguhet me pagën minim

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...