Apeli i një babai: Më ndihmoni të kuroj vogëlushen e sëmurë, ajo vuan nga…

43

Sibora është një vajzë 3-vjeçare e cila është diagnostikuar me leucemi akute. Sot babai i saj, Mikal Muça, bën një apel për ndihmë, për të kuruar vogëlushen e tij.

Ai thotë, se vajza e tij, ka rreth 1 muaj e gjysmë e shtruar në spitalin e pediatrisë në Tiranë, por mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për jetën. Në këto kushte duhet ta dërgojë vajzën në Itali, për një kurim që zgjat rreth 2 vite.

Për kurimin e vajzës do e ndihmojë një shoqatë me emrin Shqiponja, por ai kërkon ndihmë, pasi nuk ka me çfarë të jetojë gjatë këtyre dy viteve atje, pasi ka dhe një vajzë të vogël 4 muajshe.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Mikal Muça, banoj në Durrës. Kam gocën shtruar prej një muaji e gjysmë në spitalin e Tiranës tek pediatria e cila pas analizave rezultoi me leucemi akute.

Vajza është 3 vjeçe e gjysmë. Pas dy tre ditësh temperaturë e kam çuar në Durrës. Pas analizave goca rezultoi me anemi shumë të theksuar dhe e nisëm direkt për Tiranë. Pas 3 ditësh përgjigja erdhi që ka sëmundje të keqe nga rruazat e gjakut.

Pas analizave të bëra dhe pas shumë mjekimesh gocës i është dëmtuar palca e shtyllës kurrizore. Ka nevojë për mjekim të specializuar në Itali, i cili kushton shumë. Për kurimin e gocës ka marrë përsipër një shoqatë në Itali që quhet shqiponja dhe i falënderoj shumë. Kushton 180 mijë euro për 2 vjet. Nuk kam gjendje financiare, rreth 1 muaj e gjysmë këtu, kisha ç’kisha, to pak kursime i kam harxhuar këtu.

Kam nevojë për të mbledhur një shumë lekësh që të shkoj me nusen, kurimi, të gjej shtëpi, kam një gocë të vogël 4 muajshe do ta marr me vete, nuk do kut t’i drejtohem. Në Itali më kanë thënë që gocën ta bëjmë mirë. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mi japin mundësi gocës të gëzojë dhe ajo si gjithë fëmijët e tjerë, të gëzojë ehe ajo jetën. Ju lutem të gjithë shqiptarëve të më ndihmoni”, tha ai./tvklan.al

Lexo edhe:   Burri i flet ashpër gruas në emision: Oj zonjë o më trego dashnorët, o unë…