Vajzat marrin vendimin! REFUZOJNË të dalin me Arjonin, nëse ai rikthehet…

130

Dje u bë pjesë e emisionit “Përputhen”, Arjoni, konkurrenti i përjashtuar pas skandalit të fotos që bëri shumë bujë, ku shfaqet në një krevat me Anën, duke treguar pjesën e tij të historisë.

Në sondazhet e publikuara në faqen e Top Channel kanë votuar me 79.2% vota pro që Ana të rikthehet në program, ndërsa për Arjonin 51.79% vota pro.

Disa prej djemve ishin pro rikthimit të Anës, por vajzat janë të gjitha kundra për kthimin e Arjonit në “Përputhen”

Tea: Jo për shkak të kësaj situate se nuk di kë të besoj, por për të gjitha ato që kanë ndodhur me mu dhe Arjonin nuk do dilja

Ana: Nuk do dilja me Arjonin sepse ka shkelur rregulloren dhe ka bërë një veprim që s’më pëlqen aspak.

Sindi: Nëse Ana do kthehet është e drejtë të kthehet edhe Arjoni, por nuk do dal ndonjëherë me Arjonin.

Melisa: Absolutisht jo.

Të vërtetën absolute nuk e di askush, veç Anës dhe Arjonit, dy personazheve kryesorë të kësaj ngjarje, por pritet të merret një vendim për të dy ata në vazhdim.