“Unë sot kërkoj të falur”, Jozefina Topalli del me mesazhin e rëndësishëm: Ja kush do ta sjellë ndryshimin

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dalë me një mesazh të fuqishëm në kuadër të ditës së emigrantëve.

Topalli teksa iu kërkon falje publikisht gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë shkruan se ka ardhur momenti që ata jo vetëm të përfaqësohen, por të jenë vet përfaqësues të popullit.

Postimi i plotë:

Sot eshte dita e emigranteve.Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave!

Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu. Eshte dita per t’i thene faleminderit qe nuk rreshtet duke ndihmuar ekonomine shqiptare. Eshte edhe momenti per t’i bere thirrje per te mbeshtetur edhe nje here vendin e tyre per te rikthyer shpresen e per te bere ndryshimin.

Historia e tyre eshte historia e guximit e sakrifices duke rrezikuar deri jeten per te ndertu endrren ne nje vend tjeter. Per dekada,ata me nje bujari unike kane mbajtur gjalle me remitanza familjet e veta dhe ekonomine shqiptare. Kane nderuar vendin e kombin e tyre duke u integruar ne shoqerite perendimore.

Nuk ia kthyen shpinen kurre atdheut edhe pse ai nuk i dha mundesi per te ndertu jeten dhe te ardhmen ne vendin e tyre. Nuk iu degjua kurre fjala, as nuk iu mundesu kurre vota per te kerkuar llogari atyre qe shperdoruan miliarda euro kontribute nder vite.

Me perultesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin. Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend.

Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire. Ata sjellin ndryshimin dhe largojne eliten e ko rruptuar dhe totalitare qe sundon me pazare kunder vullnetit te shqiptareve.

Ata nuk jane thjesht 40% e popullsise por pjesa ma vitale e historia e suksesit dhe dhimbjes se popullit tone. Ata jane pasqyra ku duhet te shihen ata qe kane patur mundesi e detyre te bejne dicka per vendin, por qe ne fakt kane vrare shpresen!

Une sot kerkoj te falur … Nderim per bashkeqytetaret tane kudo ku jetojne larg atdheut te tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...