Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë?
Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin.
Mbajini paratë poshtë tapetit
Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli romun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare.
Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e vitit të ri.
Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2020-ta do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni:
Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vënde të reja gjatë vitit të ri.