Rama jep lajmin e shumëpritur: Do të jetë gati brenda 12 muajve!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë. Brenda 12 muajve do të jetë gati rruga që do të lidhë Dibrën me Librazhdin. Një investim strategjik që ofron një perspektivë të re zhvillimi për këto zona.

“RRUGA TJETËR E DIBRËS, do të lidhë brenda 12 muajve Dibrën me Librazhdin dhe do të mundësojë bashkimin e shpejtë të zonës verilindore të Dibrës me juglindjen, duke krijuar një perspektivë të re zhvillimi agroturistik,

si edhe kushte të reja për turizmin, ekonominë, tregtinë, qoftë lart për Dibrën qoftë poshtë për Pogradecin e për Korçën, pa harruar edhe përshpejtimin e madh që ky aks sjell për ata që duan të ngjiten lart nga Ohri apo anasjelltas

Njëkohësisht pas shumë dekadash, po ndërtohet aksi që lidh zonën e bukur të Lunikut, me qytetin e Librazhdit dhe rrugën kombëtare, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi për krejt këtë zonë të pazbuluar të Shqipërisë, ku natyra e mrekullueshme dhe traditat e çmuara janë një bazë e sigurtë për zhvillimin e agroturizmit”, shkruan kryeministri Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...