HYRJELAJMEAKTUALITETNdahet nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike, Basha jep lajmin e hidhur

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike, Basha jep lajmin e hidhur

Ish-kryetari i PD në Patos Luan Mustafaj, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e jep kreu i PD Lulzim Basha.

“Jam i hidhëruar nga lajmi tra gjik i ndarjes nga jeta të Luan Mustafajit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së Dega Patos dhe një ndër administratorët e spikatur të qeverisjes tonë lokale e qendrore gjatë gjithë këtyre tri dekadave.

Ngushëllimet e mija më të ndjera bashkëshortes Natasha, fëmijëve, nënës dhe vëllezërve për humbjen e dhimbshme të bashkëshortit, babait, birit dhe vëllait të tyre të shtrenjtë.

Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

TE TJERA

spot_img