“Ke meritë të madhe”, Mariana Kondi zbulon një “sekret” të moderatores së njohur shqiptare

Aktorja e njohur Mariana Kondi ka qenë e ftuar speciale tek “Rudina”, bashkë me mbesën e saj Azia. Gjatë bisedës, aktorja ka zbuluar edhe një ‘sekret’ përsa i përket lindjes së mbesës.

Mariana tregoi se Rudina kishte ndikuar që vajza e saj e vetme, Suana, të bënte lindje natyrale. Suana e kishte vendosur do e lindte vajzën me operacion, por më pas ndryshoi mendim për shkak të Rudina Magjistarit. Kondi tha se në momentin që vajza e saj shkoi në spital doktoresha i kishte thënë se duhej të lindte vetë dhe i kishte marrë si shembull të mirë Rudinën.

“Më pas vajza vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti. Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian”, tha Kondi.

Biseda e plotë

Mariana Kondi: Kemi edhe një sekret për ty, në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale.

Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë. Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bërë”…

Rudina Magjistari: Ka qenë doktoreshë Ibrimja. Me atë kam lindur unë.

Mariana Kondi: Po doktoreshë Ibrimja.

Azia: Si e ka emrin goca jote?

Rudina Magjistari: Mia, Mia e ka vajza ime zemër…

Rudina Magjistari: Pra ndikoi ajo që tha doktoresha, sepse më pëlqen kjo histori…

Mariana Kondi: Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu.

Rudina Magjistari: Më emocionon tani që ma thua se e kujtoj edhe unë me shumë emocion atë moment.

Mariana Kondi: Po, edhe tha që ka lindur vetë pa asnjë problem dhe asgjë, përkundrazi ishte top dhe menjëherë doli nga spitali, ishte shumë-shumë mirë.

Rudina Magjistari: Po, ashtu ka vajtur. Dhe nga ai moment vajza vendosi…

Mariana Kondi: Vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti.

Rudina Magjistari: Pra vendosi të lindë në mënyrë natyrale, më vjen shumë mirë që kam ndihmuar në këtë drejtim. Për të dhënë një lloj frymëzimi…

Mariana Kondi: Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...