Heq kostumin e ministrit Sandër Lleshaj, ja ku shfaqet vetëm dy ditë pasi e shkarkuan

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Edi Rama emëroi në krye të Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçin, duket se ish-ministri në këtë detyrë Sandër Lleshaj është ‘çliruar’ nga detyrimet.

Ish ministri Sandër Lleshaj ka publikuar një foto të mediet sociale, ku shihet teksa po shijon ecjen në natyrë dhe po ngjitet maleve.

Tashmë ‘Gjenarali’ i Ramës, ka ‘zhveshur’ kostumin e ministrit dhe po shijon ‘lirinë’ nga detyrat që i ishin ngarkuar si Ministër i Brendshëm.

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas vr a sjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Nëse gjërat do të ecnin në rrjedhën normale të jeni të sigurt që nuk do ta dorëzoja detyrën dëri në ditën e fundit të mandatit. Sigurisht që thashethemet në Tiranë gëlojnë, por marrë dhëniet e mia me kryeministrin kanë qenë mëse të mira që nga dita e parë.

Këto marrëdhënie vijojnë të jenë të tilla dhe nuk ka arsye pse të ndryshojnë. Dorëheqja ime ka ardhur si reflektim i imi” – tha Lleshaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...