“Ai bëri diçka shumë të keqe”, analisti i njohur shpërthen ndaj Fatos Nanos

Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë një vagabond.

Ai u shpreh në emisionin “Real Story” se Nano e shkatërroi Shqipërinë dhe se e keqja më e madhe nis në kohën e tij, pasi sipas tij, futi drejtorët dhe i ktheu ministrat në një hiç.

“Qeveria më e mirë e këtyre 30 viteve ka qenë kur u përzien të majtë e të djathtë, kur ishte Ceka ministër i Brendshëm, Milo, Lakrori, etj. Nano bëri diçka shumë të keqe, që ka pllakosur dhe sot shoqërinë shqiptare, modeli që krijoi me drejtorët.

Atë ditë që janë shkarkuar 4 ose 5 ministra, kur iku dhe Ceka, filloi e keqja e madhe e Shqipërisë që vijon edhe sot, me ato drejtorët dhe ministri ishte një hiq. E keqja më e madhe është se te të gjithë është perceptuar fryma liberale e Nanos.

Për mua është një vagabond politik, që ka shkatërruar Shqipërinë më shumë nga çfarë e mendojmë ne, se ka sjellë këtë frymë që kemi edhe sot”, tha Nazarko.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...