HYRJELAJMESHOWBIZSaimiri tregon se Xhesi nga Shkodra e sheh si partneren e tij...

Saimiri tregon se Xhesi nga Shkodra e sheh si partneren e tij të ardhshme

Ne spektaklin televiziv Love Story ka nisur edhe java e peste dhe rethi i vajzave konkurente eshte ngushtuar.

Ndersa Saimiri ka folur pak per te gjitha vajzat ne pergjithesi duke dhene peshtypjet qe ka marre nga takimet me to. Protagonisti i kësaj romance live është shprehur i kënaqur me konkurrentet, teksa nuk ka nguruar të veçojë Xhesin, për të cilën ka thënë që e shikon si partneren e tij të ardhshme.

“Ndihem shumë mirë, shumë komod. Vajzat më kanë dhënë shumë dashuri. Sigurisht që u nisa me idenë që do e gjej këtu parteren, por ishte akoma një ëndërr, tani e përjetoj.

Ka disa nga vajzat që janë më interesante, që i shoh ndoshta edhe si partnere në të ardhmen. Kam pasur një përshtypje të mirë për Xhesin dhe vetëm ma ka përforcuar atë mendimin pas takimit që kisha.

Më pëlqen që është një vajzë e thjeshtë, e sinqertë. Nga sjellja dhe nga karakteri e shoh që mund të jetë partnerja ime e ardhshme”, është shprehur 33-vjeçari.

Por ka folur edhe per Merin dhe Flavian

“Me Merin pata një takim shumë të mirë, e njoha më nga afër. Vlerësova atë që edhe pse është modele nuk bën gjithçka për modelingun. Meri është një vajzë shumë elegante, edhe në fytyrë ka diçka shumë tërheqëse.

Flavia është si një mace e vogël që ka qejf ledhatimet, ka qejf të bjeri në sy, të përkëdhelet. Me Flavian nuk kam pasur takim të gjatë, këto janë përshtypjet e para, të tjerat mbeten për tu parë”, ka deklaruar Saimiri

TE TJERA

spot_img