Habit Nard Ndoka me deklaratën për kryeministrin: Rama ka 3 muaj që nuk mbledh qeverinë!

446

Kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Rama ka tre muaj që nuk mbledh qeverinë dhe nuk shkon në punë.

“Rilindja në krizë të thellim morale, politike dhe institucionale. Vendosja e Çuçit provokim ndaj protestuesve. Duhej një ministër që të kishte edhe besimin e opozitës.

Të rinjtë kërkonin një ministër që nuk ishte bërë “pis” tërë këto vite. Milva Ekonomi më tepër profesioniste. Berisha ka qeverisë me pesha të rënda edhe më kundërshtarët e tij.

Qeverisja e Berishës nuk mund të krahasohet me qeverisjen ordinere të Ramës. Ka tre muaj që Rama nuk mbledh qeverinë. Nuk shkon në punë.”-tha Ndoka.