Ish-kryeministri Sali Berisha: Doja të bëhesha kritik letrar por përfundova …

104

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një rrëfim të rrallë për veten mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Lideri historik i PD-së, ka treguar se në rininë e hershme, ai ka dashur të bëhet kritik letrar, kjo pasi kishte dëshiruar shumë që fëmijë të bëhej shkrimtar, por kishte dështuar.

Berisha edhe pse nuk u bë i tillë, ka rrëfyer se gjatë diktaturës, ka shkruajtur artikuj mjekësorë dhe kjo ka vazhduar edhe pas shembjes së komunizmit. Ish-kryeministri ka treguar se; si mjekësia u shndërrua në një pasion për të.

Blendi Fevziu: Mjekësia ishte pasion apo u gjendët rastësisht?

Sali Berisha: Mjekësia ishte një pasion i jashtëzakonshëm, por në vitet e rinisë së hershme, pasioni absolut ishte letërsia dhe gjuha. Unë doja me çdo kusht të bëhesha një kritik letrar, pasi në fëmijërinë e hershme kisha dështuar të bëhesha shkrimtar i respketuar.

Blendi Fevziu: Një lloj pasioni është rikthyer në postimet në Fb ku nuk mungojnë atsmosferat letrare.

Sali Berisha:Kam shkruar gjithë jetën edhe në diktaturë kam shkruajtur artikuj mjekësorë. Kam shkruar në vitin 1991, 150 artikuj në RD-në, me emrin tim ose pseudonim. Nuk kishte Facebook atëherë se të kishte patur e kisha ndezur flakë fare.

Blendi FevziuPor përfunduat mjek?

Sali Berisha:Përfundova mjek se nuk kisha mundësi të ndiqja gjimnazin, që ishte kusht. Përfundova një shkollë mjekësore të mesme në Tiranë e cila automatikisht më çonte drejt Fakultetit të Mjekësisë. Por pasioni është një gjallesë, një tërësi ndjenjash që spostohet. Atë pasion që kisha për letrat, aty nga viti i dytë i fakultetit, për shkak të biologjisë formale dhe kimisë ai pasion u kthye në mjekësi.

Blendi Fevziu:Hytë brenda një pasioni që s’e dinit, por ju pushtoi.

Sali Berisha:U transformua ai lloj pasioni imi i tëri, në një përkushtim të jashtëzakonshëm tek të sëmurët.

Blendi Fevziu: Kardiologjinë e zgjodhët apo ju ra të shkonit?

Sali Berisha: Edhe këtu nuk e zgjodha vetë. Unë kisha zgjedhur pediatrinë dhe do të mbahesha në katedër sipas premtimeve që më kishte bërë prof. Selaudin Bekteshi. Por pasi u mbajta në fakultet, ndërhyrja e professor Ylli Popës, qe që unë të merrja ishte një lëndë që ka qenë si të thuash filozozofia e mjekësisë, fiziologjinë patologjike dhe ndërkohë të specalizohesha në kardiologji. Ylli Popa kishte autoritet të madh në atë kohë u vendos kjo. E kisha shumë pasion pediatrinë.