HYRJELAJMESHOWBIZPas Borës dhe Alketës, edhe Arbana program në kërkim të dashurisë: Të...

Pas Borës dhe Alketës, edhe Arbana program në kërkim të dashurisë: Të jetë mbi 45 vjeç, i zoti i vetes dhe…(Foto)

Pas “Përputhen”, moderuar nga Bora Zemani dhe “Love Story”, nga Alketa Vejsiu, edhe Arbana Osmanin do e shohim me një rubrikë të re mbi dashurinë në programin e saj “Dua të të bëj të lumtur”.

Një zonjë e quajtur Vjollca ka vendosur të gjejë dashurinë me ndihmën e Arbanës. Këtë e bën të ditur vetë Arbana, e cila ka publikuar disa video me zonjën në fjalë teksa ndodhen në zyrë.

Arbana tregon se zonja i ka kërkuar ta ndihmojë të gjejë partnerin e jetës dhe kështu moderatorja ka vendosur të hapë një rubrikë të re në “Dua të të bëj të lumtur”, që fillon nga janari.

Kërkesat që kandidati duhet të ketë janë: Të jetë i lumtur; të jetë i gjatë 1.76; mbi 45 vjeç, të jetë i zoti i vetes.

TE TJERA

spot_img