Thirret në polici gazetarja e njohur Desada Metaj, ja çfarë ka ndodhur

Gazetarja e njohur, Desada Metaj ka denoncuar një rast të pazakontë.

Ajo shkruan, se pas një statusi që ka bërë në mbështetje të protestës për Klodian Rashën, është thirrur në polici. Veprimet e policisë tingëllojnë të pangjara dhe tipike të një shteti gati policor që përndjek dhe gjurmon idetë e shprehura edhe në rrjetet sociale.

Dedada Metaj shkruan:

Sot rreth orës 14.00, Edison Visha, i plotfuqishmi i lagjes time (pranë presidencës) ka mbërritur pranë banesës së prindërve të mi dhe u ka kërkuar që të paraqitem pranë komisariatit nr 2 sepse do më pysnin lidhur me thirrjet për protestë të paligjshme.

Meqë nuk kam qenë në shtëpi në atë orë, ka lënë një numër telefoni me të cilin kontaktova sapo prindërit më njoftuan. Nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj shefi i krimeve të rajonit nr. 2 Ledio Lushka që më kërkoi të shkoja në komisariat.

Sipas tij duhej të më pyeste për diçka që s’mund ta bënte në telefon. Meqë unë besoj ende se shteti funksionon me letra dhe jo me FB, i kërkova të më dërgonte një ftesë zyrtare për t’u paraqitur në komisariat.

Gjatë këtyre ditëve thjesht kam komentuar ngjarjet në FB tim personal dhe më vjen mirë që veç drurit, forcat Shqiponja dhe disa segmente të policisë paskan patur dhe mendje dhe kohë për të më ndjekur.

Për çdo rast ky provokim qesharak në dhimbje as më tremb dhe as më ligështon. Madje as familjen time që thjesht tallen me këtë akt qesharak. Personalisht më dhimbsen këta mercenarë të pushtetit se ç’janë në gjendje të bëjnë për ti treguar shef Ardit se janë të zellshëm.

P.s. Për fat të keq nuk kam qenë në asnjë proteste të ditëve të fundit. Por vazhdoj të mbështes çdo formë proteste kundër regjimeve policore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...