Si prisha gjithçka që kisha me Genta Ismajlin me një mesazh, u zura dhe me të ëmën

Koreografi Andi Murra ka rrëfyer se me këngëtaren Getna Ismajli ka shkatërruar bashkëpunimin, pasi kjo e fundit ka ndërruar mendje në momentin e fundit.

I ftuar në emisionin Glamour Zone, Murra, i pyetur nëse ka pasur ndonjë rast që është pushuar nga puna, e mohoi këtë gjë, duke treguar një rast krisjeje bashkëpunimi.

Ai rrëfeu se në momentin që Ismajli kishte ndërruar mendje dhe kishte kërkuar diçka më të lehtë në koreografi, ai kishte anuluar çdo gjë. Ndërsa debat kishte bërë edhe me nënën e këngëtares.

“Jo, nuk më kanë pushuar nga puna, por kam patur vetëm një rast keqkutimi me Genta Ismajlin. Ajo është një këngëtare shumë e mirë, dhe nisëm një bashkëpunim. Gjithcka ishte në rregull, derisa momentin e fundit ajo kërkoi të ndryshonim koreografinë, dhe të bënte dicka më të lehtë.

Unë nuk pranova, pata dhe një debat me nënën e saj. Gjithcka ishte gati për xhirime dhe një natë përpara, i kam dërguar Gentës një mesazh ku i thashë se nuk do të vazhdonim punën bashkë. I gjithë investimi i saj, puna që ishte bërë deri aty, përfundoi me kaq,”- tha Andi Murra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...