Dorëheqja e Lleshajt, Rama pritet të njoftojë sot Ministrin e ri të Brendshëm, ja emrat më të përfolur

Kryeministri Rama pritet që sot të njoftojë emrin e ministrit të ri të Brendshëm, i cili do të zërë vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Burime për mediat, pranë Ramës, bëjnë me dije se pasuesi i Lleshajt mund të dalë po nga kabineti i ministrave.

Pra, pasuesi i Sandër Lleshaj mund të jetë një ministër apo zv.ministër aktual. Nga radhët e emrave më të përfolur brenda kabinetit të qeverisë Rama 2, janë ministrja Elisa Spiropali dhe Olta Xhaçka.

Nuk përjashtohet mundësia që zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari të emërohet në postin që më parë mbante eprori i tij Sandër Lleshaj, deri në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjithashtu, një tjetër emër favorit për këtë post është dhe Ulsi Manja, ndër njerëzit më të afërt të Ramës. Ish-ministrja Mimi Kodheli përflitet gjithashtu për të zënë vendin e lënë bosh nga Lleshaj dhe të marrë në dorë situatën në të cilën ndodhet vendi, pas vr a sjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor në Laprakë, nga një efektiv i Shqiponjave.

Emri i Taulant Ballës është përfolur gjithahstu si një ndër emrat që Rama mund të lajmërojë sot. Por dy ditë më parë, vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, është shprehur nga Elbasani për këtë çështje se preferon më shumë postin aktual sesa atë të ministrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...