Ardi Veliu: Do ju mbyllim më keq se ç’jeni nëse nuk ndalni protestat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi sot se nëse shqiptarët nuk ndalin protestat e nisura prej 6 ditësh, vendi do të shkojë drejt një mbylljeje më të thellë.

“Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë”, thotë kryepolici Ardi Veliu në një komunikatë që shpërndau sot zyra e tij për shtyp.

Në njoftim pohohet se në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim.

“Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...