Mbyllet protesta, efektivi i kthehet qytetarit: Ec ore mos na trego punën tonë

Tre orë zgjati protesta mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Gjithcka nisi në sheshin “Skënderbej” dhe mbaroi po aty pas marshimit drejt ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë, Bllokut dhe më pas i vendosën syrin drejtorisë së Policisë së Tiranës por forcat speciale nuk i lejuan.

Më pas grupi i qytetarëve që morën pjesë në protestë u drejtuan për te sheshi “Skënderbej”.

Me përfundimin e tubimit nisi vala e arrestimeve. “ABC” sjell pamjet e momentit kur një qytetar shoqërohet, ndërsa një nga efektivët i drejtohet “Ec ore mos na trego punën tonë”.

Kjo ishte protesta e pestë në Tiranë që pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në datë 8 dhjetor./ db/Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...