Vajzat duan një takim treshe me Saimirin në Love Story?

132

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan është pasuar me një sërë debatesh e replikash mes vajzave të kastit, ku konkurrentet janë ndarë në grupe dhe kanë sulmuar njëra-tjetrën.

Arjana, Suela dhe Enxhëll kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” gjithçka që nuk mundën t’jua thonin “kundërshtareve” të tyre në sy.

Ato janë takuar bashkë në një qendër estetike, ku kanë bërë edhe disa trajtime dhe kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit.

Vajzat janë pyetur nëse do ta pranonin një takim të treja me Saimirin, teksa kanë bërë edhe një krahasimin me takimin e 33-vjeçarit me binjaket.

Do ishe e gatshme ta puthje Saimirin duke qenë se e keni pasur tashmë një afrimitet?

Suela: Mund të ndodhi nuk e di. Të shohim me kalimin e kohës se tani nuk është se po vdes për puthjen e Saimirit. Ajo ndodh me ndjenjë.

Enxhëlli: Jo sepse ishte vetëm takimi i parë, pavarësisht se thanë atje jo u prekën, jo u bënë. Unë jam prekur vetëm në dorë sepse prekja e duarve është shumë e veçantë.

Si do reagoje nëse Saimiri do puthte Suelën ose Enxhëllin?

Arjana: S’do më bënte përshtypje fare.Tani jo, ta shoh njëherë dhe pastaj të them.

Do pranoje nëse Saimiri do ju ftonte në takim të treja?

Suela: Të na ftojë ai njëherë pastaj ta shohim se si do të jetë situata. Do pranonim se i bukur do jetë. Ne gallata bëjm kudo që shkojm. Nëse flirton me gocat, do e shohim që flirton më shumë me njërën dhe do shmangemi.

Enxhëll: Secila nga ne ka atë temperamentin e vet mënyrën se si e bën për vete një djalë. Dëshiroj që Saimiri të përpiqet të më bëjë më shumë për vete. Jam pak e vështirë por zbutem./tvklan.al