U tha se mund të marrë postin e Sandër Lleshajt, Elisa Spiropali tregon të vërtetën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për largimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Spiropali pranoi se dorëheqja ishte e Lleshaj, ndërsa foli edhe për mundësitë që të jetë ajo zëvendësuesja.

Ministrja u shfaq e irrituar me veprimin e Opozitës për ta kthyer vrasjen e Klodian Rashës në një kauzë politike, teksa e cilësoi si opozitë negrofile.

Elisa Spiropali:

“Ish Ministri Sandër Lleshaj nuk është i njëjtë me Flamur Nokën, Lulzim Bashën që fshehën vrasësit. Dorëheqja e Lleshaj ishte vendim i Ministrit të Brendshëm dhe është e drejta e tij që të japë dorëheqjen e parevokueshme. Kjo po ndryshon dita-ditës.

Drejtësia në dyert e Gjykatës është edhe Drejtësi në shoqëri. Dhu.na ndaj policisë nuk tolerohet askund. Më vjen keq për të gjithë ata që përdorin dhu.në. Kam informacione që në zonat të ndryshme të Tiranës, po përdorin të rinjtë, duke u paguar me para në duar. I bëj thirrje prindërve që të ruajnë fëmijët dhe të mos bëhen pjesë e politikës.

Duhet respektuar ligji, nuk duhet të shkilet ligji dhe policët nuk shkelin për asnjë moment ligjin. Përdorimi politik që i bëhet rasti, gjetja dhe përdorimi i gjakut që bëjnë këta, me akuza të jashtëzakonshme. Kjo është një opozitë negrofile. Opozitë e dobët, nuk është një opozitë e butë.

Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e asnjërit, ka lidhje me një vendimmarrje dhe kjo është detyrë e Kryeministrit. Besoj Kryeministri do iu bëj me dije. Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe personi që ishte,” përfundoi Spiropali për “Abc Neës”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...