HYRJELAJMEAKTUALITETReagon për herë të parë Sandër Lleshaj pas dorëheqjes, a duhet të...

Reagon për herë të parë Sandër Lleshaj pas dorëheqjes, a duhet të largohet Ardi Veliu

Pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshme, Sandër Lleshaj,

protestuesit kanë kërkuar largimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kësaj kërkese kryeministri Edi Rama i ka dhënë një ‘JO’ të prerë.

Por, edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin ‘Spotlight’ u shpreh se nuk ka asnjë arsye për dorëheqjen e drejtuesve të Policisë. Sipas tij, faji është individual.

Pjesë nga intervista:

Alban Dudushi: A mendoni se ka nevojë për akte të tjera morale si ky i juaji?

Sandër Lleshaj: Për akte morale, dorëheqjeje ka nevojë sa të duash. Janë ata që janë debitor ndaj publikut shqiptar për aktet e kryera gjatë karrierës së tyre politike.

Sa i përket structures së Policisë së Shtetit nuk ka asnjë vend për dorëheqje. Struktura e Policisë së Shtetit është e administrates shtetërore dhe në thelb nuk funksionon dorëheqja. Njerëzit atje emërohen, shkarkohen.

Alban Dudushi: Në qoftë se z.Veliu kërkon të jape dorëheqjen, nuk i lejohet?

SandërLleshaj: Nuk është praktikë e administratës. Sigurisht, që nuk mbajmë njerëz me zor në detyrë, gjithsesi unë nuk shoh asnjë nevojë dorëheqjeje të strukturave të Policisë, për arsye se Policia shqiptare sot përfaqëson institucionin më të besuar nga qytetarët e këtij vendi dhe ky nuk është vlerësimi joni, por i funditi para 2-3 ditësh i programit suedez.

TE TJERA

spot_img