A ka marrë propozim për postin e ministrit të Brendshëm? Taulant Balla jep përgjigjen befasuese

Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët në Elbasan nëse ka marrë një propozim për t’u bërë ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Balla tha se në këto kushte ai do preferonte të mbante pozicionet që kishte në Partinë Socialiste

“Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PS dhe Sekretar i përgjithshëm i PS, e kam thënë shpesh që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive.

Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e kryetar i grupit parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë cdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...