Çuditen sinoptikanët, moti bën kthesën e madhe: Ja çfarë na pret duke nisur nga dita e martë

Edhe pse jemi gati në mes të muajit dhjetor, temperaturat në rajonin tonë i ngjasojnë mesit të muajit tetor dhe kjo për shkak të dominimit të vazhdueshëm të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Atlantiku dhe Mesdheu.

Ditën e kaluar pati reshje të dendura shiu në shumë rajon të Shqipërisë dhe pak rajone të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në disa rajone në Kosovë nuk pati fare reshje ose tërësisht simbolike. Në Shqipëri pati edhe rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Moti i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme me reshje lokale shiu në Shqipëri, ndërsa në Kosovë më thatë , por edhe priten reshje shiu nesër në mbrëmje dhe herë pas here edhe gjatë fundjavës.

Në viset malore do të ketë reshje të reja bore. Dëborë mund të ketë edhe nëpër disa ultësira në Kosovë të dielën, eventualisht të hënën.

Nga e marta i kthehemi avazit të vjetër, me ngritje të temperaturave sikur të ishim në mes të Tetorit./Meteoballkan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...