Prapaskenat e doerëheqjes, Hoxha zbulon konfliktin mes kryeministrit Rama dhe Lleshajt

Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “As Pro as Kundër” zbërtheu mesazhin dhe prapaskenat e largimit të Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Hoxha tha se Rama dhe Lleshaj kishin të paktën 6 muaj që kishin probleme.

“Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë të paktën 6 muaj që kanë probleme në komunikimin mes tyre. Ministri edhe më përpara ka tentuar të japë dorëheqjen nuk është pranuar, është refuzuar.

Dhe në këtë moment ministri edhe për shkak të situatës ka gjetur këtë zgjidhje. Rama edhe mund ta shkarkonte por e la të japë dorëheqjen se nuk është as deputet dhe as ndonjë zyrtar i rëndësishëm i PS-së, ishte këshilltar i tij.

Rama vendosi të shfrynte situatën duke shkuar në banesën e viktimës, prandaj unë e quaj operacion ‘pr’, dhe e shiti që unë jam ky që kërkon ndjesë dhe falje.

Pastaj bëri deklaratën, shikoni standardin që vendos unë, unë nuk jam Sali Berisha. Pra, ai doli dhe tha jam kush jam unë, ne nuk jemi si ata, policia nuk është si dje” tha Artan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...