Manjani zbulon pse Rama e emëroi Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm: Nuk është drejtor policie dhe as drejtues politik

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se Sandër Lleshaj u vu në postimin e Ministrit të Brendshëm jo se ishte drejtues politik, por si ndjekës besnik i MODELIT POLITIK RAMA dhe e bëri me korrektësi këtë punë!

Manjani shprehet se “nuk është punë Sandri, por modeli që vijon e modelon në Amerikë pa pikë turpi!”.

Postimi i plotë:

“Sandër Lleshi, pavarësisht gafave të tij në komunikim publik, NUK ËSHTË DREJTOR POLICIE!

Ai nuk është as drejtues politik, sepse politikisht është pa formë.

U vu në atë detyrë si ndjekës besnik i MODELIT POLITIK RAMA dhe e bëri me korrektësi këtë punë!

Ndaj të merremi me modelin dhe jo me ndjekësit besnikë. Këto të fundit ikin e vijnë por problemi nuk mdryshon.

Policia e Shtetit që ka lënë rrugën e ligjit dhe zbaton porositë e dhëna në Facebook apo verbalisha nga Kryeministri, sigurisht që do vraste një ditë. Dhe ja ku e bëri…

Policia që të shoqëron në Polici pse qesh, pemën plastike e ka më të shtrenjte se jetën e një të riu!

Ndaj nuk është punë Sandri, por modeli që vijon e modelon në Amerikë pa pikë turpi!”, – shkruan Ylli Manjani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...