Enixhel Shkira doli kundër protestës/ Nuk përmbahet STRESI, e ofendon rëndë: Jeni turpi Tiranës, del një k*rvë si ti dhe…

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka reaguar ashpër ndaj ish-moderatores sportive Einxhel Shkira, pasi kjo e fundit ka mbajtur një qëndrim ndryshe për protestën e djeshme.

Në një postim në Instastory, Stresi nuk është përmbajtur, duke ofenduar rëndën Shkirën, teksa i ka postuar edhe shkrimin e saj.

“Kur flet dhe ti që të vjen era k… nga goja. Më vjen keq që të jap mundësinë me repliku, por dijeni që jeni turpi i Tironës o Shkira harrove që të njoh??? Ske lënë k… ka thy dhe del një k*rvë si ti dhe bën prrrr prrrr“,- shkruan Stresi.

Ish-moderatorja doli kundër protestës duke thënë se nuk ka dalë për të protestuar dhe as nuk do të dilte, pasi sipas saj i duhej dhënë koha familjes së vi.ktimës që të përcillnin të qetë të afërmin e tyre.

“Disa po më pyesin a isha në protestë. Si rrallëherë në këtë protestë nuk isha, e jo se nuk mundesha, por që nuk e ndjeva që të dal. Nuk e ndjeva sepse minimalisht i duhej dhënë koha familjes e njerëzve të afërt të përcillnin të qetë djalin e tyre. Pastaj të dilnim ne si hiena duke protestuar si gjithmonë në mënyrën e gabuar dhe qëllimet e gabuara.

Duhet të kishit kuptuar tashmë që protestat në Shqipëri, sidomos ato që përshkallëzojnë në dhunë nuk janë mënyra e duhur për të sjellë ndryshimin. Përkundrazi ne si fillim duhet të kërkojmë fajin tek vetja çdo ditë, duhet të revoltohemi dhe të protestojmë me veten, të kërkojmë moralin njerëzor te vetja dhe pastaj atë shoqëror.

Ndryshimi nuk vjen me ndëshkim, as me ndrrim karrigesh pushteti, as me shkatërrim, por vjen me reflektim mbi gabimet dhe qasjet tona humane. Djagia e pemës nuk do të ngjallë askënd, nuk do të dënojë askënd dhe as do të rrëzojë askënd nga pushteti, por vetëm njollos qëllimin tuaj!

Ska nevojë të dilni në shesh për atë djalë të shkretë, as të kacafyteni me policat, por mblidhni forcat për fillime të reja, për ideale më të larta që shkojnë përtej interesit të menderes tuaj, e mos u kujtoni vetëm sot për padrejtësitë, por luftoni çdo ditë kundra tyre, mos bëni qorrin, shurdhin atëherë kur iu leverdis juve dhe të indinjuarin një herë në vit!!

Mësoni të kërkoni llogari për të drejtat tuaja dhe mos e shisni votën për një thes patate, se ashtu normal që nuk keni më gojë me kërku gjë (jo për gjë po e keni gojën të zënë nga patatja pastaj. Se ju sot dilni e bëni revolt kundra tyre e nesër i thoni aman o shefi na t’pish një birrë. Nuk dal në protestë për të shkatërruar qytetin tim!!!

Protestën e bëj çdo ditë të jetës sime duke qenë e drejtë dhe duke mos e kompromentuar njerzillëkun tim me interesat personale. Unë sjam askush tjetër veç vetes time dhe këtë iu këshilloj të bëni dhe ju”,- ka shkruar Einxhel Shkira, por mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit Stresi..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...