Dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama zbulon bisedën me Sandër Lleshajn: Ja çfarë më tha

163

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pak minuta më parë se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen pas thirrjeve të njëpasnjëshme të protestuesve për largimin e tij.

Në një deklaratë, Rama u shpreh se Lleshaj i ka vënë në dispozicion dorëheqjen që kur ishte në ShBA, por priti derisa të mbërrinte në Tiranë që të flisnin përballë për këtë çështje.

Edi Rama: Ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij duke më shpjeguar se ishte rruga e duhur për mua që i kam besuar atë detyrë, për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. I kam thënë të pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë në momentin e hedhjes së këtij akti të rëndësishëm. Jemi takuar dhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj.

Sot do ta mësojnë të gjithë ata që duan ta besojnë tek akti se në këtë vend, nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët nuk janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë, por është ekz eku tuar një 25-vjecar dhe është hapur një varr. Është hapur një brengë në shpirtin e një populli të tërë.

Nuk mungojnë kurrë të na turpërojnë ata që çfarë nuk do thonë pas kësaj. Por le të thonë cfarë të duan sepse pas kësaj, sepse fundja, çfarë e sotmja nuk thotë për secilin prej nesh, koha do ta tregojë dhe historia do e thojë pa i lënë asgjë askujt.

Kur kam hyrë në këtë godinë, kam thënë se zyra është e imja, pushteti i juaji. Me siguri, shpesh herë nuk kam arritur ta tregoj sic duhet dhe janë arsyeja pse jam unë këtu, jo zyra. Mund të dukem arrogant, ndërkohë që dëgjoj dhe komunikoj me aq shumë njerëz.