Ardit Gjebrea përfundon në Polici, ja mesazhi që po bën xhiron e rrjeteve sociale

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea i eshte drejtuar per ndihme policise pasi persona ende të paidentifikuar kanë përdor emrin e tij per qëllimet e tyre në rrjete sociale, ndërsa me kërkesën e familjes së tij gazetari ka sqaruar:

“Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj.

E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar.

Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. 

Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”-shkruan Gjebrea.

Ky fenomen ndodh shpesh me personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, emrat e të cilëve janë përdorur për qëllime mashtrimi në rrjete sociale siç ishte së fundmi rasti i moderatores së njohur Rudina Magjistarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...