HYRJELAJMESHOWBIZEnxhi pas eliminimit: Meritoj më shumë se Saimiri

Enxhi pas eliminimit: Meritoj më shumë se Saimiri

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” rezervoi tensione dhe surpriza, teksa dy konkurrente, Kejsi dhe Enxhi, u eliminuan.

Vajzat kanë folur pas eliminimit, teksa janë shprehur se janë të kënaqura që ishin pjesë e këtij show televiziv dhe që arritën deri në puntatën e katërt.

Enxhi ka thënë se nuk e priste eliminimin por gjithsesi ky ishte vendimi i Saimirit.

“Nuk e prisja realisht por vendimi i atij, patjetër, dhe nuk mund të pëlqejmë këdo dhe t’na pëlqejë kushdo. Mua më duhet një djalë që është shumë i sigurt në vetëvete, që e di çfarë kërkon.

Është kjo bradh e zi, jo me lulka, dhe në shumicën e rasteve edhe i frikëson djemtë kjo gjë por duke qenë se jam pak më e rritur nuk mund të sillem…është ,me shije dhe është okay.

Duke marrë parasysh që Saimiri ka bërë zgjedhje të sigurta, ka marrë vajza të qeta. Dhe ka zgjedhur se si do të duket Saimiri më mirë në sytë e publikut”, është shprehur Enxhi.

Ndërkohë, ajo është pyetur edhe për afrimitetin e Saimirit me Suelën, teksa ka theksuar se ai e bën edhe pak për lojë këtë gjë.

Më tej, Enxhi ka thënë se Saimiri e pa që nuk e plotësonte dot dhe se ajo meriton shumë më shumë se ai.

“Në takimin me mua Saimiri ka krijuar shumë afrimitet dhe nuk mendoj që fakti që Saimiri krijon afrimitet do të tregojë diçka. Përderisa mua më skualifikoi, mendoj se s’ka shumë lidhje, mendoj që e bën pak edhe për lojë.

Unë meritoj shumë më shumë. Ndoshta Saimiri e ka parë që s’më plotëson dot se bëra shumë kërkesa që në fillim”, deklaroi Enxhi./tvklan.al

TE TJERA

spot_img