Dita e sotme nis me reshje bore, ja si pritet të jenë temperaturat në të gjithë vendin

Dita e sotme parashikohet me mot kryesisht të vranët. Mësohet se do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje bore në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra, në juglindje në lartësine mbi 900 metra.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës pritet të jetë e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi do jetë i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 5°C deri në 9°C

vendet e ulëta 8°C deri në 15°C

vendet bregdetare 9°C deri në 14°C.

TE TJERA

spot_img