Shqipëria dhe Kosova, me numrin më të lartë të mësuesve në rajon që shkojnë të papërgatitur në klasë

Më shumë se 8% e mësuesve në Shqipëri dhe 10% e mësuesve në Kosovë nuk përgatiten për orët mësimore në klasë.

Të dyja shtetet kishin përqindjet më të larta të mësuesve që nuk përgatiten për mësimin në raport me vendet e tjera të Ballkanit dhe nën mesataren e Europës Juglindore, thuhet në raportin përmbledhës.

Në të analizohen rezultate e testit PISA 2028 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Siç shihet në raportin e vlerësimit, Serbia ka përqindjen më të ulët (2%) të mësuesve që vijojnë mësimin në klasë pa përgatitje të posaçme (shih grafikët bashkëngjitur).

Ndërsa në raport me rajonin, mësuesit shqiptarë, serbë dhe të malazezë janë më të prirë për t’u adoptuar me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe me ndryshimin e kurrikulave. Mësuesit boshnjakë dhe ata maqedonas janë më shumë rezistentë ndaj ndryshimeve.

TE TJERA

spot_img