Moti merr kthesën e madhe mbrëmjen e sotmr, ja çfare pritet të ndodh…

Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe shi, por pritet të pasojë një përmirësim gradual i motit. Kështu u shpreh Adiola Bani nga Meteoalb, në “Abc e Mëngjesit” ndërsa dha parashikimin për javën.

Sipas Meteoalb, nga mesdita do të kemi një përmirësim të kushteve që do të vazhdojë deri pasditen e së martës.

Megjithatë, gjatë mbrëmjes së të martës do të nisin reshje me intensitet mesatar, dhe lokalisht intensiv.

Kjo javë që sapo nisi, do të jetë në përgjithësi me kushte të paqëndrueshme moti, me prezencë të shpeshtë të reshjeve. Edhe pse, herë pas here do të ketë edhe kthjellime.

Sa i përket temperaturave, mëngjesin e sotëm ato pësuan një rritje shumë të lehtë, por gjatë javës siç shpjegoi edhe Adiola Bani, pritet një ulje e lehtë.

“Nga e enjtja dhe e premtja do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave në zonat malore, mund të shkojnë deri në -1 dhe -2 gradë celsius. Kurse temperaturat e mesditës mbeten 15 gradë celsius.

Ndërsa, det të trazuar do të kemi vetëm të martën, gjatë të mërkurës e në vijim do të kemi një përmirësim gradual./korrieri.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...