Çfarë ndodhi tek takimi pas mullarit? Konkurrenti dhe bukuroshja e njohur “befasojnë” dhe na bënë nostalgjikë

174

Takimi i radhës në “Përputhen” mbrëmjen e sotme ishte ai mes Melisës dhe Mevlanit. Takimi mes Melisës dhe Mevlanit nuk është parë ndonjëherë më parë.

Melisa, e cila po vinte me gomar si një nuse fshati dhe djali që po e priste. Ata më pas nuk janë ulur në asnjë restorant por pas një mullari ku kanë sqaruar disa prej debateve që kanë pasur.

Ky takim është shoqëruar me mjaft momente gazmore. Kjo pasi konkurentët kishin vendosur që takimin e tyre ta zhvillonin në fshat.

Larg kryeqytetit dhe zhurmës, mes ajrit të pastër dhe freskisë së natyrës, Mevlani dhe Melisa zgjuan nostalgjinë për të gjithë me takimin e tyre “mbrapa mullarit”.

Në takim nuk munguan as situatat gazmore, por edhe ato serioze. Ndër temat që u hap në diskutim ishte ajo e prindërimit.

Melisa tha se të kesh vajzë e kupton tamam çdo të thotë prind dhe këtë e ka mësuar nga babai i saj, shkruan meganews.al.

Nga ana tjetër Mevlani u shpreh se është pro bashkëjetesës, por ai është tradicional, kështuqë kurrsesi nuk do të mos ta konsideronte një dasmë.