Për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit!

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli komentoi aktualitetin politike në vend, duke u shprehur e indinjuar nga Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Topalli u shpreh se Basha gjatë këtyre viteve në krye të selisë blu ka tradhtuar në radhë të parë anëtarët e partisë dhe më pas edhe vendin tij.Ish kryeparlamentarja e tha e prerë se për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit.

“Nuk e kisha menduar se PD do të ruante vetëm siglën dhe germën e PD e do të kthehej në një forcë politike të mbyllur duke mbyllur kartën morale. Një vend që ka 33% të varfër ekstremë, 60% e të varfërve që nuk ka mundësi që të sigurojë bukë. Vendi i parë në botë të të rinjve të larguar nga vendi.

Përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të qeverisë. Është e kundërta e asaj që thonë, faktet, qëndrimet,vendimet kanë treguar se kemi pasur një mungesë qeverisje, një opozitë të munguar, plakje, pasigurie që e ka bërë që çdo shqiptar ta humbi shpresën se ky vend nuk do të bëhet.

Shqiptarët ikin se nga qeveria nuk mund të gjejnë asgjë për të përballuar të ardhmen në shtëpinë e tyre, shqiptarëve u mungon shpresa, politika nuk jep shpresë dhe marrin vendimin e vështirë që të lenë shtëpinë e tyre dhe të marrin rrugët e botës duke mos ditur ku të ikin, është një dramë, por do të jetë një problem shumë i madh, nëse ikën rinia nuk ka të ardhme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...