Ndodh njëherë në 800 vjet, ja fenomeni në Krishtlindje që nuk duhet ta humbisni për asnjë arsye këtë muaj

159

Të apasionuarit pas hapësirës po presin me momentin kur Jupiteri dhe Saturni do t’i afrohen njëri-tjetrit javën e Krishtlindjeve më shumë se çdo herë tjetër, gjë që ndodh njëherë në 800 vjet.

Më 21 dhjetor Saturni dhe Jupiteri pritet të shfaqen thuajse si një planet i dyfishtë. Astronomi gjerman, Joahnnes Kepler shkroi në vitin 1614 se me shumë gjasë, “Ylli i Betlehemit” në rrëfenjën e lindjes së Jezu Krishtit është pikërisht një bashkim i Jupiterit me Saturnin.

Ky fenomen, i njohur si bashkimi, do të shihet në çdo vend të globit, por në Britani mendohet se do të jetë pak më i qartë. Ata në Londër dhe Nju Jork do të shohin planetët afër horizontit (rreth 5.3 ° dhe 7.5 °, përkatësisht rreth një orë pasi të perëndojë dielli.

“Rreshtimet midis këtyre dy planetëve janë mjaft të rralla. Kjo lidhje është jashtëzakonisht e rrallë për shkak të asaj se sa afër planetit do të shfaqen me njëri-tjetrin”, tha astronomi Patrick Hartigan i Universitetit Rice të Hjustonit, Teksas.

Bashkimi tjetër i tillë i të dy trupave pas kësaj nuk do të jetë deri diku pas vitit 2400.

“Në mbrëmjen e afrimit më të afërt në 21 Dhjetor ata do të duken si një planet i dyfishtë, i ndarë nga vetëm 1/5 e diametrit të hënës së plotë”,- shtoi profesori Hartigan.