Kryedemokrati Lulzim Basha: Nuk do të kandidoj …

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka thënë se; nuk do ta përdorë mundësinë që i japin ndryshimet zgjedhore, për të kandiduar në 4 zona elektorale.

Duke pasur parasysh edhe opinionet paraprake të Komisionit të Venecias, për të mos kandiduar në më shumë se 1 zonë, Basha tha se i qëndron parimit.

“PD dhe unë i qëndrojmë vetëm parimit, dhe parimi është që të kandidojmë vetëm në një zonë”, tha Basha gjatë një inerviste në Neës 24, megjithatë duke mos dhënë detaje se cila do të jetë zona e tij elektorale.

Gjithashtu Basha ka folur edhe raportet me LSI, duke u shprehur se; opozita është e bashkuar me qëllimin, për të larguar Kryeministrin.

“Opozita është e bashkuar në çdo aspekt, në aspektin e strategjisë, të programit, të taktikave. Ajo që na bashkon është objektivi, që e bashkon shumicën dërrmuese të shqiptarëve: nevoja për ndryshim, largimi i një kryeministri që nuk mbajti asnjë premtim në këto 7 vite”, është shprehur Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...