Një nga hitet më të mëdha të Rovena Stefës, padyshim që është ‘Burrë Të Martuar Dashurova’, një këngë e publikuar shumë vite më parë, por që ende vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet nga publiku.

 

Si qëndron historia pas kësaj kënge?

 

Rovena ka rrëfyer gjithcka, për moderatoren Ester Bylyku, e ftuar në emisionin e saj ‘Glamour Zone’ në RTV Ora.

 

E pyetur nëse kjo këngë është dedikim, Rovena Stefa përgjigjet: ‘Kjo këngë nuk është bazuar në histori të vërtetë, nuk është dedikim. Tekstin e ka shkruar Avni Cahili. Ai nuk më pyeti mua çfarë teme do, thjesht u fymëzua nga muzika dhe bëri tekstin.’