Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Engjel Dakli. “Ndarja e parkohshme e tij nga jeta eshte nje humbje dhe zi per familjen, miqte dhe te afermit, qytetin e Elbasanit, Partine Demokratike dhe vendin ne teresi.

Ne kete dite dhimje dhe zije une i shpreh familjes se respektuar Dakli ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Engjullit te tyre te gjej paqen e merituar”, shkruan Berisha.

Postimi i Berishës

Engjel Dakli mbyll syte pergjithmone!

Miq, Engjel Dakli, nje personalitet i njohur vendit, veprimtar i shquar i Partise Demokratike, ish deputet dhe ish minister i saj, ish kryetar i Bashkise se Elbasanit dhe qytetar nderi i ketij qyteti nuk eshte me midis nesh.

Pasardhes i nje familje intelektuale, atdhetare te nderuar, Engjell Dakli do rreshtohej qe ne fillim ne radhet e Partise Demokratike dhe me aftesite, virtutet, perkushtimin e tij shembullor do te jepte nje kontribut te shquar ne qeverisjen qendrore dhe vendore te vendit.

Ndarja e parkohshme e tij nga jeta eshte nje humbje dhe zi per familjen, miqte dhe te afermit, qytetin e Elbasanit, Partine Demokratike dhe vendin ne teresi.

Ne kete dite dhimje dhe zije une i shpreh familjes se respektuar Dakli ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Engjullit te tyre te gjej paqen e merituar. Amin! sb