Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, u shpreh se Partia Demokratike e dikurshme nuk ekziston më. Sipas Topallit, PD sot drejtohet nga dikush me mentalitet enverist dhe u shpreh me bindje se këtë nuk do ta pranojë asnjëherë.

 

“Jeta ime është 20 vite me demokratët. Ajo që ishte Partia Demokratike nuk ekziston më sepse në krye të saj është një lidership që ka një mentalitet enverist me të cilin unë nuk mund të pajtohem asnjëherë.

 

Por edhe sot që flasim bashkë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve unë vazhdoj punën dhe komunikimin me demokratë me të cilët unë kam punuar prej vitesh, shumë prej të cilëve i kanë larguar.

 

Unë nuk jam aq naive sa të besoj që germat ose sigla e dy germave PD është Partia Demokratike. Të jesh demokratike do të thotë të kesh ca vlera dhe ca parime”, tha Topalli për Vizion Plus.