Bën deklaratën e fortë gazetari Nikoll Lesi: Rama i ka blerë gjithë gazetarët shqiptarë me thes me euro…

186

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim mjaft të ndjerë për kolegun e tij Agron Gjekmarkaj të cilin e cilëson si patriot, ikonë të gazetarisë dhe yll të shndërritshëm.

 

 

Përmes një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”, Lesi le të kuptohet se veç ai dhe Gjekmarkaj nuk janë manipuluar nga politika edhe pse thotë që oligarkët kanë dashur t’i blenë. Ndërkohë, ai tregon se kryeministri Edi Rama ka blerë gjithë gazetarët VIP me thasë me euro.

 

“Sot, në këtë katrahurë mediatike dhe kur kryeministri ka blerë gjithçka, edhe nga gazetarët VIP të dikurshëm, kur oligarkia e urdhëruar nga kryeministri po krijon e financon parti politike, kur buxheti shteti është kthyer në një thes me euro për koncensione e PPP-të të mafio-biznesit rilindas, kur po hidhet miliona euro për mediat kryesore që ti bëjnë shërbimin e radhës një surrelasi që po shkatërron çdo element demokratik në vend, vetëm që të sigurojë një mandat të tretë; në kohën kur ëndërra europiane po fashitet prej cubave dhe mafiozëve të Rilindjes, dalin disa karaktere burrnore dhe që numërohen me gishta në shoqërinë civile.

 

Një prej këtyre ikonave të shoqërisë civile që flet me kurajo dhe me pasion patriotik për vendin, i cili nuk tutet dhe nuk ofertohet nga asnjë oligark apo parti është Agron Gjekmarkaj.

 

Ai Gjekmarkaj që ishte mbrëmë në Top Channel, duhet të jetë si një shembull për krejt intelektualët dhe analistët shqiptarë. Kjo mafie në pushtet nuk largohet apo sfidohet ndryshe, por duke patur të tillë si Agron Gjekmarkaj”, shkruan Nikollë Lesi.

Lexo edhe:   'Qeros, o qeros, jemi qerosë të dy...', Rama batuta me fëmijën