Sindi bën deklaratën e papritur: Elvisi më kapi në dhomën e zhveshjes dhe…

101

Në puntatën e sotme të ‘Përputhen’, Sindi u përfshi sërish në debat me një ndër konkurrentët. Këtë herë me Elvisin.

PUBLICITET

Që në fillim, dyshja kanë realizuar një bisedë 4 minutëshe në studio, por më pas Sindi zgjodhi Andin në takim. Në momentin kur Sindi e ftoi sërish, Elvisi nuk pranoi duke u shprehur se kishte takim me Tean. Kjo u mor si refuzim nga Sindi.

Në puntatën e sotme ajo tha se Elvisi i është afruar në backstage, për t’i sqaruar situatën.
“Më kapi në dhomën e zhveshjes dhe më tha: Si prisje të pranoja kur pas takimit 4-minutësh ti zgjodhe Andin?”, u shpreh Sindi.

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Elvisi, i cili mohoi ta ketë thënë diçka të tillë.

PUBLICITET